Ujë me kripë: ja pse duhet ta konsumoni çdo ditë dhe përfitimet e shumta shëndetësore që sjell

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kripa është një nga elementet më të domosdoshme në gatimet e ndryshme, por a e dinit se dhe uji me kripë do t’ju sillte një sërë përfitimesh shëndetësore? Shpesh dëgjohet për efektet negative të kripës në organizëm, por rrallë është folur për përfitimet dhe efektet pozitive të saj në trup. Kështu nëse pini çdo ditë 1 gotë ujë me një majë luge kripë do të keni disa përfitime shëndetësore, ja cilat:

uje me kripeHidratues : uji përveçse është një nga elementet më të rëndësishme të hidratimit, ai kur kombinohet me kripë ju ndihmon që të ruani ekuilibrin e natriumit në trup.

Detoksifikues: uji i kripur përmban minerale që ndihmojnë në detoksifikim natyror të trupit dhe për pasojë eleminon toksinat e dëmshme. Ai ka veti antibakteriale dhe eleminon bakteret nga zorrët.

Ndihmon në tretje: kripa aktivivon gjendrat e gojës që të lëshojnë një proteinë e cila ndihmon në mënyrë të konsiderueshme tretjen e ushqimit. Përveç të tjerave uji i kripur ju ndihmon edhe kundër fryrjes së barkut.

Gjumë i rehatshëm: uji i kripur ndihmon personat që vuajnë nga pagjumësia. Elementet natyrale minerale në kripë qetësojnë sistemin servor dhe zvogëlojnë nivelin e kortizolit në trup.

Trajton problemet e lëkurës: uji i kripur ju ndihmon të përthani dhe eleminoni puçrrat, aknet dhe problemet e tjera të lëkurës.

 KUJDES! Personat që vuajnë nga hipertensioni apo sëmundje të tjera që nuk lejojnë absorbimin e kripës në trup, nuk duhet ta përdorin këtë metodë./ www.shendeti.com.al / Burimi: finelivingadvice.com

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe