Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Ka shumë lëngje frutash që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Një ndër to është edhe pija e ëmbël e përgatitur me boronicë dhe banane, e cila nëse konsumohet çdo mëngjes me stomakun bosh, do të japë rezultate të menjëhershme.
Në një studim të publikuar së fundmi tek “Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics”, studiuesit zbuluan se pas një periudhe prej 8 muajsh, femrat me tension të lartë të gjakut që konsumuan çdo ditë nga ky lëng i freskët, pësuan një ulje të tensionit të lartë sistolik me 5%, ulje të tensionit të lartë diastolik me 6% dhe rritje të niveleve të oksidit nitrik në gjak me 69%, i cili ndihmon në rrjedhjen e gjakut duke zgjeruar kapilarët e gjakut.
Boronica është e pasur me antioksidues flavonoid që ndihmojnë në rritjen e oksidit nitrik dhe ulin inflamacionin. Përveç antioksiduesve, boronica është e pasur edhe me kalium, që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
Për përgatitjen e kësaj pije magjike nevojiten:
- 1 filxhan me Boronica të ngrira
- 1 banane të pjekur
- 1 filxhan me kos të payndyrshëm
- spinaq të paketuar
Hidhni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse dhe shtrydhini mirë derisa të formohet lëngu.
Vlerat ushqyese që përmban kjo pije: 153 kalcium, 7 gramë proteina, 32 gramë karbon, 4 gramë fibër, 22 gramë shqer, 0.5 gramë yndyrë, 110 mg sodium.
Burimi: Prevention Magazine / https://shendeti.com.al/


