Beqaj i rikthehet ligjit antiduhan, ultimatum inspektorëve: Keni 6 javë afat për të marrë masa

Inspektorët e tre qarqeve në vend duhet të marrim masa të menjëhershme sa i përket zbatimit të ligjit “Për mbrotjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, në të kundërt, ndaj tyre do të ketë penalitete.Ilir Beqaj Kjo ka qenë deklarata e bërë dje (17/02/2015) nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë analizës vjetore të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Ndërsa ka përmendur arritjet e kryera nga trupa inspektuese në zbatimin e këtij ligji, ministri Beqaj u ka kërkuar inspektorëve të Shkodrës, Lezhës dhe Beratit që deri në 31 mars në këto qarqe të ndalohet duhanpirja në mjedise publike.

“Nëse zbatimi i kontrollit të duhanit është më i miri në Tiranë, nuk është vetëm se brenda Unazës ligji zbatohet më mirë, por se gjysma e gjobave ishin vënë në Tiranë, në raportin rreth 290 me 140. Pra, ja që zbatimi i ligjit ka edhe këtë pjesë! Nuk është qëllimi jonë që të vendosim gjoba. Por, ama, nuk mund të them të njëjtën gjë në qarqe të tjera. Dhe, minimalisht, unë jam i pakënaqur nga zbatimi i këtij ligji në tre qarqe, në Shkodër, në Lezhë dhe Gjirokastër. Drejtuesit por edhe trupat inspektuese të këtyre 3 qarqeve kanë afat deri më 31 mars. Në qoftë se në 6 javët që kanë mbetur nuk bëjnë ndryshim radikal të zbatimit të ligjit, nga inspektori e tek e gjithë trupa inspektuese, me status apo pa status, me shërbim apo pa shërbim civil, puna jonë ballafaqohet tek qytetarët,” ka pohuar Ministri.

Kurse kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Dr. Eltar Deda, ka pohuar se vetëm gjatë vitit të parë të punës janë kryer mbi 27.550 inspektime në të gjithë vendin, që kanë të bëjnë me inspektimet spitalore, inspektimet ambulatore dhe isnpektimet higjeno-sanitare. “Për herë të parë këtë vit janë kryer inspektime në laboratorë dhe kabinete dentare. Në një pjesë prej tyre janë vënë re mungesë të drejtuesit teknik, mungesë së lejes së profesionit, mangësi në përpunimin e mbetjeve spitalore. Tashmë këto problematika janë ezauruar” ka pohuar Deda./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim