Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar 56 milionë dollarë për të luftuar virusin Zika, një sëmundje që ka prekur disa foshnje në Brazil dhe është përhapur në afro 30 shtete të ndryshme.
Paratë do të përdoren deri në muajin qershor për të bërë kërkime në lidhje me virusin Zika, i cili përhapet nëpërmjet një mushkonje, dhe për ta mbajtur atë nën kontroll.
25 milionë dollarë do të përdoren për agjencinë dhe zyrat e saj rajonale dhe pjesa tjetër për organizatat e tjera jofitimprurëse, si UNICEF. OBSH shpreson që këto para të mblidhen nga shtete dhe donatorë të ndryshëm. Ndërkohë, ka kërkuar që të investohen urgjentisht 2 milionë dollarë për të filluar kërkimet mbi sëmundjen.
OBSH shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 1 shkurt, ku theksoi se ky virus lidhet me dy sëmundje neurologjike: ‘mikrocefalia’ tek foshnjat dhe sindroma ‘Guillain-Barre’, që mund të shkaktojë paralizë.
Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/


