Superprodukti natyral që shëron një sërë sëmundjesh dhe “sfidon” produktet farmaceutike

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ushqimi i vetëm në botë që nuk skadon asnjëherë është mjalti. Edhe nëse kristalizohet do të thotë se është i përbërë nga elementë krejtësisht natyral dhe pa konservues. Nëse kombinohet me kanellë, arra ose vaj ulliri ai ka veti mjaft të mira trajtuese dhe shëruese të një sërë problemesh shëndetësore. Ja disa receta natyrale me përmbëjtje mjalti dhe sëmundjet që trajtojnë:

mjalte me kanelleSëmundjet e zemrës: kombinoni mjaltë me kanellë pluhur dhe hajeni çdo ditë në mëngjes. Ky kombinim zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq në arterie dhe parandalon sëmundjet e zemrës.

Artriti: njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të konsumojnë një pije të përbërë nga 1 gotë ujë i vakët, 2 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë. Këtë pije duhet ta konsumoni në mëngjes dhe në mbrëmje, ajo do të lehtësojë dhimbjet e artritit dhe do të parandalojë shfaqjen e artritit kronik.

Trajton infeksionet e fshikëzës:  pini çdo mëngjes esëll ujë të vakët me 2 lugë mjaltë dhe një lugë kanellë. Ky kombinim do t’ju ndihmojë në eleminimin e mikrobeve dhe papastërtive në fshikëz.

Ul nivelet e kolesterolit të keq: pija e përmendur mësipër mund të përdoret edhe për të ulur nivelet e kolesterolit të keq në gjak. Sipas ekspertëve, thuhet se kjo pije ul kolesterolin e keq në gjak deri në 10% brenda 1 ore.

Trajton pezmatimet e lëkurës: ju mund të hiqni çdo pezmatim të lëkurës dhe inflamacion të saj nëse lyeni zonën e irrituar me mjaltë disa herë në ditë.

Parandalon rrezikun e kancerit: sipas studimeve të fundit në SHBA dhe Japoni u zbulua se lloje të ndryshme të kancerit mund të parandalohen nëse konsumoni në mënyrë të rregullt mjaltë të papërpunuar të përzier me kanellë. Përzieni 1 lugë gjelle mjaltë me një lugë çaji kanellë dhe konsumojeni 2 herë në ditë, çdo ditë! / www.shendeti.com.al / Burimi: yourhealthypage

Postime të ngjashme

5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025