Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Një nga simptomat e para që tregojnë parregullsi në qarkullimin e gjakut janë enjtja e këmbëve dhe mbajtja e ujit në to. Shkaqet më të zakonshme të fryrjes së këmbëve janë moti i nxehtë, qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë dhe disa kushte shëndetësore si obeziteti, shtatëzania, inflamacionet e ndryshme etj. Xheli natyral që do t’ju paraqensim në këtë postim do t’ju ndihmojë të përmirësoni rrjedhjen e gjakut dhe do t’ju rigjenerojë këmbët.
Përbërësit: 50 gr xhel Aloe Vera, 5 pika vaj esencial mentje, 5 pika vaj esencial limoni, 5 gr mente e kristalizuar, 1 lugë gjelle vaj ulliri.
Përzieni fort të gjithë elementët sëbashku derisa të formohet një masë homogjene në formë xheli. Masën e krijuar ruajeni në frigorifer dhe masazhojini këmbët çdo mbrëmje para se të flini. Xheli është efektiv në reduktimin e dhimbjeve dhe inflamacionit, ai depërton thellë nën lëkurë nëse e bëni masazhin në mënyrën e duhur. Vajrat esenciale të përdorura në këtë xhel nxisin qarkullimin e gjakut dhe lehtësojnë fryrjen dhe inflamacionin. / www.shendeti.com.al / Burimi: healthyfoodhelp.com /


