Femrat që lindin fëmijë pas moshës 40 vjeç janë të rrezikuara nga kjo sëmundje

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Femrat që bëhen nëna për herë të parë pas moshës 40 vjeç janë më të rrezikuara të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare krahasuar me femrat që bëhen nëna në moshë më të re. Shkencëtarët kanë arritur në këtë përfundim pasi vëzhguan më shumë se 72 mijë femra.

Numri i grave që bëhen nëna për herë të parë në moshë madhore po rritet shumë, duke qenë se shumica e femrave po i kushtojnë më shumë rëndësi karrierës.

Mjekët i kanë këshilluar gjithmonë femrat që të mbesin shtatzënë në moshë më të re, pasi fertiliteti i tyre bie nga fundi i të 30-tave. Rreziku për të pasur vështirësi gjatë shtatzënisë gjithashtu është më i madh tek këto femra, si dhe fëmijët e tyre mund të lindin me defekte.

Studimi i ri i kryer nga Universiteti Minnesota tregon se mëmësia në moshë madhore sjell gjithashtu probleme tek shëndeti i gruas, që mund të zgjasë për vite me radhë. Ekipi monitoroi të dhënat e më shumë se 72 mijë femrave për 12 vite me radhë. Hulumtuesit krahasuan shëndetin e 5% të grave që lindën fëmijë për herë të parë pas moshës 40 vjeç, dhe atyre që lindën fëmijë në moshë më të re.

Rezultatet përfundimtare treguan se, nënat që lindin fëmijë pas moshës 40 vjeç janë 70% më të rrezikuara të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Ato janë gjithashtu dyfish më të rrezikuara të kenë hemorragji në tru dhe të pësojnë goditje në zemër.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur