Kujdes! Kjo është një nga shenjat e kancerit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

kancer

Ekspertët e shëndetit janë duke i nxitur njerëzit të kontrollojnë nëse urina e tyre ka gjak, me qëllim shmangien e kancerit të veshkave dhe të fshikëzës. Njerëzit duhet t’i tregojnë mjekut nëse iu del gjak kur urinojnë, edhe nëse kjo ndodh vetëm njëherë.

Femrat sidomos duhet të tregojnë më shumë kujdes dhe të kontrollojnë urinën, duke qenë se urinojnë më rrallë se meshkujt. Çdo vit, mbi 17 mijë njerëz diagnostifikohen me kancer në fshikëz ose veshkë në Britani, dhe 7600 e këtyre pacientëve humbin jetën.

Sipas Shëndetit Publik në Britani, nismat e ndërmarra nga shoqata të ndryshme për të informuar njerëzit mbi simptomat e kancerit të veshkave dhe fshikëzës kanë parandaluar vdekjen e 70 pacientëve nga kanceri i fshikëzës dhe 25 nga një lloj sëmundje që prek veshkat.

Nëse kanceri i veshkave dhe fshikëzës diagnostifikohen që në fazat e para dhe nis sa më shpejtë kurimi, shanset për të jetuar rriten në 84% dhe 77% për të dyja llojet e kancerit, respektivisht. Ndërsa, nëse dignostifikohen me vonesë, shanset për t’u shëruar janë shumë të vogla.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Lexoni – 5 mitet për kancerin që nuk duhet t’i besoni.

Postime të ngjashme

Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë