Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Gjumi i mirë është thelbësor për funksionimin e duhur të të gjithë trupit, si dhe për mirëqenien dhe shëndetin tonë të përgjithshëm.
Mangësia e gjumit mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj dhe të çojë në probleme me shëndetin të tilla si kanceri, obeziteti, dhe diabeti. Modelet e parregullta të gjumit ose pagjumësia mund të çojnë në pasoja të tmerrshme për shëndetin. Ja një recetë natyrale që mund t’juu vijë në ndihmë në raste të tilla.
Përbërësit:
- 1 banane (organike)
- pak kanellë
- 1 tenxhere të vogël me ujë
Metoda e përgatitjes:
Përgatitja e këtij ilaçi është shumë e lehtë dhe e shpejtë. Ajo çfarë duhet të bëni është të prisni skajet e bananes dhe të vendosni bananen në një tenxhere me ujë të valë. Lereni atë në vlim për rreth 10 minuta dhe pastaj derdhni lëngun në një gotë e madhe (të filtruar). Spërkatni pak kanellë mbi të.
Pini këtë çaj të shijshëm natyral një orë para se të shkoni për të fjetur.
Burimi: healthyfoodhouse.com/shëndeti.com.al


