Ja si të lehtësoni dhimbjet e kokës, këmbëve dhe gjoksit me gjethet e lakrës

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

 

Gjethet e lakrave janë si një magnet që tërheq të gjitha sëmundjet nga trupi. Përveç se është një përbërës shumë i mirë për t’u përdorur në ushqime të ndryshme, lakra është gjithashtu e mirë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, si:laker

Ënjtjet në duar ose këmbë

Nëse keni plagosur këmbën ose dorën dhe kanë filluar të ënjten, vendosni gjethe të lakrës në pjesën e vrarë dhe lidheni mirë me një fashë. Për t’u shëruar më shpejtë, është mirë që ta mbani fashën lidhur gjatë gjithë natës.

Dhimbje koke – Dhimbja e kokës shkaktohet zakonisht nga stresi ose lodhja. Përveç medikamenteve, dhimbjet e kokës mund të lehtësohen edhe me kura natyrale. Një prej tyre janë gjethet e lakrës. Nëse keni dhimbje koke, vendosni një kompresë me gjethe lakre të freskët në pjesën e sipërme të kokës dhe mbajeni për pak kohë deri sa të lehtësohen dhimbjet.

Dhimbje të gjoksit – Nëse ju dhëmb gjoksi për shkak të ushqyerjes me gji të fëmijës, ju mund të vendosni një kompresë me gjethe lakre për t’i lehtësuar dhimbjet.

Burimi: Family Health Freedom Network / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit