Furça inteligjente monitoron larjen e dhëmbëve

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kompania Oral-B prezantoi një furçë të re inteligjente për dhëmbë në Kongresin Botëror të Telefonave 2016, në Barcelonë. Furça elektrike, e quajtur “Genius”, përdor një sensor për lëvizje dhe kamerën e telefonit inteligjent për të monitoruar procesin e larjes së dhëmbëve.furce dhembesh

Me anë të teknologjisë “Position Detection”, furça elektrike do të shfaqë pjesën e dhëmbëve të pastruar nëpërmjet disa sensorëve që gjenden tek furça dhe aplikacionit Oral-B 4.1, i cili mund të instalohet tek telefonat Android dhe iOS.

Përveç se monitoron procesin e larjes së dhëmbëve, furça do të mësojë gjithashtu përdoruesit si të pastrojnë të gjithë zonën e gojës rregullisht.

Në aplikacion do të shfaqen informacione në lidhje me presionin e ushtruar dhe kohëzgjatja e larjes së dhëmbëve.

“Njerëzit nuk po i lajnë dhëmbët siç duhet, edhe pse mendojnë të kundërtën; ata ushtrojnë shumë forcë, nuk i lajnë aq kohë sa duhet dhe disa zona të gojës nuk i prekin fare. Ky sistem i ri i larjes së dhëmbëve na ndihmon të mësojmë njerëzit si t’i lajnë dhëmbët ashtu siç duhet dhe të përmirësojnë shëndetin oral,” shpjegon Dr. Jose Nart, stomatolog tek “Klinika Dentare Nart”, në Barcelonë.

Burimi: International Business Times / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave