Heroina 10-vjeçare u shpëton jetën dy fëmijëve

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një 10-vjeçare humbi jetën duke shpëtuar dy fëmijë të tjerë nga një aksident me makinë. Kiera Larsen u përplas nga një mjet i tipit Mercedes-Benz, i cili po merrte kthesën në një rrugicë në Kaliforni. Ajo u shpëtoi jetën dy fqinjëve të saj, Adison dhe Emma, përkatësit 1 dhe 2 vjeçe, por nuk arriti t’i shpëtojë vetë këtij aksidenti.

Vajza u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë në trup, nuk arriti të mbijetojë.

Prindërit e dy vajzave treguan se Keira ishte si motra e madhe e tyre dhe gjithmonë kujdesej për to. “Ajo i shpëtoi jetën dy vajzave të mia. Ajo është me të vërtetë një heroinë. Do të mbetet gjithmonë një engjëll mbrojtës për fëmijët e mi”, shprehet nëna e dy vajzave që Kiera shpëtoi, Alissa Jenkins.

“Një fëmijë vdiq në mënyrë heroike. Mendoni se si ajo e sakrifikoi veten për një fëmijë tjetër. Ne do të inspektojmë automjetin, të zbulojmë se përse kjo ndodhi, të shohim nëse bëhet fjalë për ndonjë problem në funksionimin e makinës”, shprehet oficeri i patrullës rrugore në Kaliforni, Kevin Pearlstein.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen