Dr. Dhimitër Gjergo, mjek pediatër
Ç’janë të qarat e pangushëllueshme tek fëmijët latantë, të vitit të parë të jetës?
Pediatria është një specialitet i bukur në mjekësi, por është dhe i vështirë. Populli na i shpreh këtë duke thënë: I rrituri tregon dhe thotë ç’farë i dhemb, por fëmija nuk e di e se thotë dot. “E qara e fëmijës është një mjet komunikimi me prindërit, por e qara e pangushëllueshme (Q.PNG) është njëj klithmë që i drejtohet fillimisht prindit dhe më pas pediatrit. Ai me këtë do të thotë: “Tek unë ka diçka që nuk shkon në shëndetin tim, prandaj më ço tek mjeku të më vizitojë, ta gjejë shkakun dhe të më qetësojë e të më shërojë.
E qara e pangushëllueshme tek fëmijët është një simptomë që shfaq fëmija (latant) i vitit të parë. Ajo mund të jetë një shenjë përgjithësisht e vetme dhe ndonjëherë shoqërohet me ndonjë simptomë tjetër. Që të quhet (Q.PNG) është përcaktuar që e qara të zgjasë për nj kohë të caktuar. Kështu që të quhet e tillë, tek fëmija 0-15 ditë e qara duhet ët zgjasë 2 orë, tek fëmija 15 ditë deri 45 ditë e qara duhet të zgjasë 3 orë dhe tek fëmija 45 ditë deri në 1 vit e qara të vazhdojë 1 orë pa ndalim.
Në literaturën italiane ky simptom përshkruhet “Pianto in consolabile del lattante”. Në literaturën anglo-amerikane quhet “Irritability with unconsolabile crying”.
Kush janë shkaqet e (Q.PNG), si të veproni përtë zbuluar shkakun dhe trajtuar fëmijën?
Kur mjekut i paraqitet në urgjencë një fëmijë i vogël i porsalindur(deri 28 ditësh) dhe me moshë deri 1 vjeçare me të qara të vazhdueshme që zgjasin sipas kritereve të mësipërme, ai vihet para një situate shumë të vështirë. Ai duhet ët zgjidhë 3 probleme kryesore: Të zbulojë shkakun, të qetësojë fëmijën, të qetësojë prindërit dhe të afërmit e fëmijës së vogël, që vijnë së bashku dhe që shpesh ata janë të shqetësuar dhe të acaruar.
Mjeku duhet që fëmijën dhe të dy prindërit, t’i marrë në një dhomë vizite të veçantë. Ai duhet ët vendoset në një ambient të ngrohtë he të vizitohet domosdoshmërisjt i zhveshur (lakuriq) që nga koka deri tek thonjtë e këmbës, kjo është një “Conditio sine qua non”.
Para së gjithash merret anamneza me hollësi, ku të jenë prezent ët dy prindërit. Prindërve i’u kërkohët t’u përgjigjen pyetjeve si: Kur i ka filluar e qara? Sa ka vazhduar e qara? A është hera e parë? Nëse është episod i përsëritur sa herë ka ndodhur? I ka ndodhur në të njëjtën orë? I ka ndodhur pas orës 18-24? Ka shenja të tjera veç qarjes? A kanë patur fëmijët e tjerë të familjes episode të tilla? A ka lidhje e qara me ushqimin? A ka lidhje ajo me lëvizjet, me veshjet? Në fund një pyetje tepër e rëndësishme, ç’mendoni ju se ka fëmija që qan kaq shumë? Më pas pediatri kryen një vizitë të plotë nga koka deri tek këmbët duke sjellë në mendje dhe analizuar të gjitha shkaqet e mundshme. Kërkon të gjejë shenja dhe simptoma të tjera.
Kush janë shkaqet më të shpeshta dhe më të lehta për trajtim? Kush janë shkaqet më të vështira për diagnozë dhe trajtim?
Pediatri kur është para një fëmije të tillë, ka në mendje patologjitë mëm të shpeshta sipas grup-moshës. Tek neonati ai shikon mundësinë e një keqformimi të lindur, infeksion të lindur apo të fituar, veçanërisht infeksion të cipave të trurit dhe kur nuk gjennjë shkak të dukshëm duhet të përjashtojë glaukomën e të porsalindurit.
Pas moshës së porsalindurit shkaqet më të shpeshta janë Otiti, që ekzaminohet me otoskop dhe ka ndjeshmëri dhe dhimbje veshi , shkak tjetër është Kolika infantile gazoze, populli i thotë “prerje barku”. Ajo shfaqet në në moshën 2 javë deri në 4-5 muajsh. Shfaqet zakonisht në të njëjtën orë sidomos në orët e mbrëmjes. Fëmija ka fryrje barku, tendosje, mbledh hde përplas këmbët, ka skuqje të fytyrës dhe qan e nuk pushon. Shkaku i saj është i paqartë, mendohet se vjen nga intolerancë e proteinave të qumështit dhe papjekuri e investimit (zorrëve). Mjeku para se të vendosë këtë diagnozë duhet ët përjashtojë një smundje kirurgjikale të zorrëve, një herni inguinale (dhjamthi), një torsion të testeve (përdredhje), ragade (çarje e mukozës dhe të lëkurës së anusit). Ndonjëherë duhet ët tët shkojë mendja se mund të ketë hyrë një qerpik ën sy që shkakton qarjen, apo një traumë, thyerje, apo përdredhje e shkaktuar nga abuzimi që brinërit e fshehin.
Këto ishin rastet më të lehta, po më të vështirat për t’u diagnostikuar?
Ato janë të shumta. Unë do të rreshtoj shkurtimisht disa prej tyre sipas grupimeve të organeve dhe sistemeve:
- Sëmundjet e metabolizmit si çrregullime të ekuilibrit të kriprave të ujit, ulja e nivelit të kalciumit, natriumit, glukozës, zinkut hekurit në gjak.
- Një grup tjetër janë sëmundjet neurologjike dhe sëmundjet e brendshme të kafkës së kokës si hemorragjitë, traumat, tumoret, lezionet dhe dëmtimet e brendshme të trurit që japin një irritabilitet, të qarë të pangushëllueshme dhe colik. Këto janë shumë të vështira për t’u diagnostikuar dhe qetësuar.
- Sëmundjet e zemrës si arritmitë dhe miokarditi akut, ne kemi parë raste të tilla në Spitalin nr.3 Tiranë, në vitin 1971, kur pati në muajt prill-maj, shumë raste me miokardit që simptomi i parë ishtë (Q.PNG) dhe prof TH. Kristo thoshte: E qara e vazhdueshme e tyre është klithmë për oksigjenin e miokardit.
- Në këtë grup hyjnë sëmundje të ndryshme e të rralla si dhe sëmundje të ndryshme dhe të rralla si dhe sëmundjet e gjakut dhe abuzimet.
Doktor Dhimitri, ju keni një eksperiencë të gjatë pune gati 45 vjeçare, çfarë raste të vështira me (QPng) keni hasur në praktikën tuaj që ju kanë mbetur në mendje?
Po, çdo mjek pediatër që punon në urgjencë të spitaleve, në veçanti në spitalet rajonale pothuajse çdo ditë takon raste me këtë simptom, por mjeku shpesh herë hasej me raste shumë të vështira diagnostike dhe terapeutike. Rastet e para me këtë diagnozë i mbaj mend që në vitet e para të punës si pediatër. Përmendas më lart (Q.PNG), nga miokarditet. Një rast në spitalin e Ersekës kur fëmija kishte 3 orë që qante dhe infermierja thotë se mirë që qan, por “bën buzët dhe gojën si gojë krapi kur del nga uji”.
Kjo më orientoi se kjo shenjë është tek fëmijët rakitik që kanë kalciumin e ulët. Menjëherë i aplikuam kalcium intravenoz dhe fëmija në moment u qetësua. Rast tjetër ishte një fëmijë me moshë 30 ditësh që qante pa pushim dhe vetëm pas një ekzaminimi të plotë të zhveshur pashë se fëmija kishte djegur tek soba gishtin tregues të pjesës së brendëshme, fëmijët e kësaj moshe mbajnë vazhdimisht dorën të mbyllur grusht, që vështirëson të shikosh dëmtimin). Në spitalin Durrës kam patur 3 raste që janë paraqitur për herë të parë me sëmundje intrakraniale të rënda vetëm me simptomën (Q.PNG). Njëri prej tyre kishte mungesë të lindurtë një formacioni në tru, tjetri lezione kalkifikimi postinfekcioz brenda trurit dhe i treti, masë tumorale. Qe të tre ishin në moshën 5 muaj. Ata u diagnostikuan falë imazherisë dhe teknologjis ësë lartë.
Çfarë duhet t’u thoni mjekëve të rinj dhe prindërve?
Prindërve dua t’u them që të jenë të vëmendshëm dhe të zbulojnë sa të jetë e mundur një arsye të mundshme pse ka qarje të pangushëllueshme fëmija. Ata të informojnë mjekun dhe të bashkëpunojnë me të. Mjekët e rinj i këshilloj që të kryejnë një ekzaminim të kujdesshëm, duke zhveshur fëmijën dhe hap pas hapi të përjashtojnë dhe të zbulojnë shkakun e mundshëm si dhe mbajtjen në vëzhgim derisa të zgjidhet rasti.


