Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Xhenxhefili është një erëz që ka filluar të përdoret ndjeshëm në shekullin XXI. Ai është i pasur me xhinxherol, shogaol dhe zingeron. Xhenxhefili ka veti anti-parazitale, anti-virale, anti-bakteriale etj. Përfitimet e çajit të xhenxhefilit janë të shumta:
Përshpejton metabolizmin dhe ju bën të bini në peshë shpejt- Trajton muskujt e lënduar dhe qetëson dhimbjet e ndryshme
- Eleminon virusin që shkakton gripin dhe të ftohurën
- Përmirëson qarkullimin e gjakut
- Lufton infeksionet dhe rrit sistemin imunitar
- Parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare etj
Përbërësit: një copë rrënjë xhenxhefili, mjaltë i papërpunuar, qumësht arre kokosi, cerek lugë shafran Indie, ujë.
Priteni në copa rrënjën e xhenxhefilit dhe vendoseni në ujë.m lëreni të valojë për disa minuta. Më pas shtoni shafranin e Indisë. Lëreni të ftohet në temperaturën e ambjentit dhe shtojini qumështin e kokosit dhe mjaltin. Pijeni çajin 2 herë në ditë, në mëngjes 1 orë para mëngjesit dhe në darkë 1 orë para se të flini gjumë. / Burimi: mrhealthytraining.com /


