8 mijë banorëve të Rubikut u duhet të udhëtojnë deri në qytetin e Lezhës për çdo urgjencë shëndetësore.
Reforma e Ministrisë së Shëndetësisë i ka hequr prej dy vitesh kësaj zone urgjencën, ndërsa qendra shëndetësore e Rubikut qëndron e hapur deri në orën 23:00.
Banorët shprehen se në këtë situatë jeta e tyre është në rrezik kur sëmuren, ndërsa i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë që të rikthejë urgjencën në këtë zonë.
Infermierja e Qendrës Shëndetësore në Rubik thotë se ka raste të shumta të qytetarëve të cilët sëmuren gjatë natës, duke kërkuar shërbim urgjence.


