Rritet numri i të sëmurëve mendor në Shkodër, shkak varfëria

Varfëria është bërë shkak i rritjes së numrit të sëmurëve mendorë në qarkun e Shkodrës. Sipas mjekut psikiatër pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor, Gjon Preçi, vetëm gjatë këtyre dy muajve të fundit kanë kërkuar shërbim të specializuar më shumë se 2.500 pacientë, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin grupmoshës së mesme.

Spitali shkoder

“Vetëm këta 2 muajt e fundit, sipas statistikave numri i të sëmurëve me probleme mendore është mbi 2.500, pa llogaritur këtu ndihmën që u ofrojmë personave që kanë probleme të tilla nëpër banesa dhe në komunitet është një situatë që i kapërcen kufijtë e normales, pasi nuk ka ndodhur gjatë viteve të tjera që kaq shumë persona të paraqiten dhe të marrin shërbim brenda një periudhe 2-mujore. Zakonisht numrin më të madh të vizitave e kanë grupmoshat nga 20 vjeç deri në 55 vjeç. Kjo është frekuenca më e madhe e vizitave. Këto mosha kanë probabilitetin për të shfaqur çrregullime mendore më të shumta. Kjo për faktin se impakti që kanë jo vetëm në jetën e tyre, por edhe në familje është shumë më i madh”, – tha mjeku Gjon Preçi./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim