4 ushqimet që ju ndihmojnë të largoni rrathët e zinj poshtë syve

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve janë një problem estetik që prekin shumicën e femrave dhe meshkujve. Ata formohen si shkak i pagjumësisë, lodhjes, përdorimit të substancave të dëmshme, alergjive ose mund të jenë gjenetike.

Më poshtë do të listojmë 4 ushqimet që ndihmojnë për largimin e rrathëve të zinj poshtë syve.

Kastravecë

kastravec

Kastravecët përdoren zakonisht nga qendrat estetike për trajtime të ndryshme për fytyrën. Ata zhdukin inflamacionin që shkakton rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. “Shkencëtarët kanë zbuluar se kastraveci përmban antioksidues të ndryshëm dhe vitaminat C dhe K që ndihmojnë në heqjen e njollave poshtë syve”, shprehet dermatologia Jeanette Jacknin. Ajo rekomandon që t’i ngrijmë kastravecët para se t’i vendosim tek sytë, pasi japin më shumë efekt. “Temperatura e ulët redukton akumulimin e lëngjeve të tepërta poshtë syve”, thotë ajo.

Patate

patate

Nuk keni kastravecë? Nuk ka problem. Jackin thotë se patatet funksionojnë po aq mirë sa kastravecët. Ato janë të pasura me vitaminën C dhe vlera të tjera ushqyese shumë të mira për fytyrën dhe sytë. Për të aplikuar këtë trajtim futeni një patate në ngrirje për 30 minuta. Pastaj hiqni nga frigoriferi dhe priteni në feta të holla. Vendosini ato tek sytë dhe mbajini për rreth 15 minuta.

Çaj jeshil

[aj jeshil

Çaji jeshil është përdorur në shumë kremra kozmetike për të ndihmuar në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe ngadalësimin e daljes së rrudhave të moshës. Ky çaj ka edhe veti kundër inflamacionit, që ndihmojnë në reduktimin e qeskave poshtë syve dhe për rigjenerimin e lëkurës. Pasi të pini çajin jeshil vendosini qeset e tij në frigorifer dhe lërini derisa të ftohen për disa orë. Në mbrëmje, para se të flini, vendosini qeset e çajit poshtë syve dhe lërini për 15 minuta.

Avokado

avokado

Jacknin thotë se avokadoja mund të ndihmojë në zhdukjen e rrathëve të zinj poshtë syve nëse janë shkaktuar nga lëkura e dehidratuar.

“Acidët ushqyese yndyrore të avokados zbusin lëkurën e thatë. Ata stimulojnë gjithashtu qarkullimin e gjakut rreth syve, duke zhdukur kështu rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve”, shpjegon ajo.

Përgatitni një maskë me avokado duke bërë një pure me një avokado të pjekur, gjysmë filxhani tërshërë dhe 2 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lajeni pas 10-15 minutash.

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha