Pyet mjekun: Vuaj nga diabeti dhe kam probleme me lëkurën…

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/FB: Gazeta Shendeti

Kam një problem prej disa vitesh me lëkurën. Kam gjatë gjithë kohës “ekzema” të tilla. Po i quaj ekzema, pasi nuk di ç’emër t’i vë. Vuaj nga diabeti dhe mjekja e diabetit më tha se është myk, por Diabet ekzeme 1mjekimi që ajo më ka dhënë nuk më ka bërë asnjë efekt. Ime më, më ka thënë se edhe babai im ka pasur probleme me lëkurën. Theksoj se unë jam e vetmja në familje që vuaj nga diabeti. Nuk e kam të trashëguar. Këto ekzema hera-herës më kruhen shumë, sa bëhen të dhimbshme. Ju lutem, më sugjeroni diçka.

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjekja dermatologe Blerta Gjoni

Diabeti është favorizues i shfaqjes së mykut. Duhet ekzaminim i lëkurës për terren mykotik, në rastin konkret. Pas marrjes së përgjigjes jepet terapi edhe lokale, edhe nga goja nga dermatologia. Rekomandoj vizitë të menjëhershme te mjeku dermatolog.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë