Rreziku i marrëdhënieve seksuale në moshat e reja

Mimoza Keta, mjeke obstetër-gjinekologe

Çfarë problemesh mund të sjellë kryerja e raporteve seksuale në moshë të hershme?

Kryerja e marrëdhënieve seksuale në moshat e reja rrezikon marrjen e infeksioneve të ndryshme. Nëse të rinjtë kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura, kanë predispozicion të lartë ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Infeksioni më i përhapur në moshat e reja është infeksioni genital i klamidias.

Mimoza KetaCilat janë simptomat e këtij infeksioni?

Simptomat e tij janë sekrecione të shtuara, në formën e qelbit, dhimbje mesi dhe dhimbje në fundin e barkut. Nëse nuk trajtohet në kohë ai mund të kalojë në pjesën e sipërme të aparatit riprodhues duke dhënë salpingite, aneksite dhe endometrite të cilat janë infeksione shumë të rënda dhe është e vështirë t’i trajtosh.

Duket sikur është thënë e stërthënë por ne mjekët rekomandojmë përdorimin e mjeteve mbrojtëse në çdo akt seksual. I njëjti infeksion jep pasoja dhe komplikacione edhe te meshkujt. Mund të shkaktojë enjtjen e njërit testikul, dhimbje të organit gjenital, temperaturë dhe rrjedhje nga organi gjenital. Nëse nuk trajtohet ky mund të shkaktojë sterilitet. Pamundësia për tu riprodhuar te të dy palët është shumë e madhe.

A e kanë të rinjtë kulturën e mbrojtjes dhe si veprojnë femrat në rastet e shtatzënive të padëshiruara?

Kemi pasur shumë shpesh vajza të reja të moshave 14,15 dhe 16-vjeçare cilat na drejtohen për ndërprerjen e shtatzanive. Kjo ndodh pasi ato nuk njohin metodat e planifikimit familjar. Megjithëse është bërë mendoj se duhet ë bëhet akoma një sensibilizim më i madh për të shmangur shtatzanitë e padëshiruara.

Sa të vështirë e kanë të rinjtë të drejtohen te mjeku në raste të tilla?

Mentaliteti është ende tabu. Ka filluar ndryshimi, por prapë e kanë të vështirë që të vijnë te gjinekologu. Zakonisht vijnë me partnerin apo me shoqet, por ka raste që vijnë edhe me familjarë. Shpesh nuk vijnë për ekzaminime pasi e kanë të vështirë ardhjen te gjinekologu. Por për shkak të këtij mentaliteti ata rrezikojnë të marrin sëmundje të rënda që mund t’i lënë sterilë apo edhe më keq.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim