Kur erdhi në jetë më 28 Prill 2010, peshonte vetëm 800 gramë. Sot është 6 vjeç dhe gëzon shëndet të plotë. Ky është rasti i jashtëzakonshëm i Noelit, i cili edhe pse lindi para kohe, ai ia doli të jetë si gjithë fëmijët e tjerë. Noeli gjeti përkrahje të madhe nga mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, të cilët janë kujdesur për të me një përkushtim të madh. Edhe pse kanë kaluar 6 vjet, nëna e Noelit nuk harron të falënderojë mjekët e këtij spitali për përkushtimin e madh që ata kanë treguar ndaj fëmijës së saj dhe për punën e palodhur që bëjnë çdo ditë.
Ja statusi falënderues i nënës së Noelit:
“Përshëndetje! Unë që shkruaj jam nëna e një fëmije premature. Ju shkruaj që t’ju falënderoj për punën tuaj të mrekullueshme. Djali im lindi para 6 vjetësh në spitalin tuaj. Ai ishte 26 javësh dhe vetëm 800 gramë. Tani është 6 vjeç dhe gëzon shëndet. Dua të falënderoj të gjithë stafin tuaj për humanizmin dhe durimin që tregoni çdo ditë me fëmijët tanë. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë doktoreshë Anitën që u përkujdes për Noelin. Ajo për familjen tonë është një engjëll. Po ju dërgoj dy foto të Noelit si ishte dhe si është, për të dhënë ndoshta pak kurajo për nënat e tjera që ndodhen në situatë të ngjashme.”/ https://shendeti.com.al/



