Ushqimet që zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale!

Natyra na ka dhënë ushqime që kanë të njëjtat efekte si ilaçet për të luftuar dhe kuruar sëmundje të ndryshme. Kjo vlen edhe për zbllokimin e arterieve dhe shëndetin e mirë të zemrës. Ja disa ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve.arterie

Avokado – Studimet kanë treguar se konsumi ditor i avokados luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e kolesterolit në gjak.

Shparg – Është një ushqim natyral që mundëson pastrimin e arterieve. Ai ndihmon në normalizimin e tensionit të gjakut dhe parandalon mpiksjen e gjakut, që mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare. Kjo perime është e pasur me fibra dhe minerale, së bashku me një listë të gjatë vitaminash, duke përfshirë C, B1, B2, C dhe E.

Kanellë – Kjo erëz e shijshme mund të ndihmojë për të ulur nivelet e kolesterolit. Kanella është e pasur me antioksidues të cilët përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, duke mbrojtur gjakun nga oksidimi. Hidhni pak kanellë në kafen e mëngjesit ose shtojeni në ushqimet e tjera, që të merrni përfitimet e saj shëndetësore.

Brokoli Brokoli është i pasur me vitaminën K, e cila pengon kalciumin të dëmtojë arteriet. Ai është i pasur gjithashtu me fibra, të cilat mund të ndihmojnë për të ulur tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta / Redaktoi: Blertina Koka

Burimi: http://lordofhealth.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit