Vetëm dy lugë gjelle nga ky ushqim parandalon kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit është një nga llojet e kancerit më të përhapur tek femrat, ku një në tetë gra diagnostifikohen me këtë sëmundje gjatë jetës së tyre. Ka disa faktorë që çojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, por dieta ushqimore është më e rëndësishmja.kancer i gjirit1

Fatmirësisht, shkencëtarët kanë bërë kërkime të ndryshme shkencore se si mund të ulim rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjeje dhe si mund ta trajtojmë atë nëse diagnostifikohet që në fazat e para. Disa studime kanë treguar se farat e lirit janë shumë të mira për parandalimin dhe trajtimin e kanceri të gjirit.

Si mund ta parandalojnë kancerin e gjirit farat e lirit?
Farat e lirit përmbajnë fibër, acide yndyrore omega 3 dhe një ingredient special i quajtur lignan. Studime të ndryshme kanë treguar se lignani është shumë i mirë për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Ai është një lloj fitoestrogjeni, që ka një efekt të lehtë estrogjenik në trup. Duke vepruar si një estrogjen, fitoestrogjenët bllokojnë receptorët e estrogjenit në trup, duke ulur kështu nivelin e estrogjenit natyral që prek qelizat.

Farat e lirit pengojnë gjithashtu përhapjen e qelizave kancerogjene. Qelizat normale të organizmit të njeriut rriten, ndahen dhe vdesin sipas një rregulli të programuar. Sëmundja e kancerit  është rezultati i ndarjes së pakontrolluara të qelizave që nuk vdesin. Vdekja e programuar e qelizës është quajtur apoptozë dhe prishja e këtij procesi  çon në formimin e kancerit. Ndryshe nga qelizat normale, tek qelizat e kancerit nuk ndodh vdekja e programuar, në vend të saj qelizat vazhdojnë  të rriten e të shumohen.

Sipas një studimi të publikuar tek revista “Clinical Cancer Research”, 25 gramë fara liri (2.5 lugë gjelle) në ditë rrisin procesin e apopotezës dhe ulin shpejtësinë e shumimit të qelizave kancerogjene.

Si ti konsumoni farat e lirit?

Është e rëndësishme të dini se farat e lirit duhet të konsumohen të bluara në mënyrë që të merrni të gjitha përfitimet e tyre shëndetësore. Ju mund t’i bluani ato me një mulli kafeje ose blues erëzash.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Healthy and Natural World

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme