Ja për çfarë mund ta përdorni kapësen e rrobave!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Refleksologjia është një fushë e mjekësisë, sipas së cilës, pikat e caktuara në trup zgjidhin problemin e dhimbjes. Kjo është metodë e veçanërisht e përshtatshme për t’u aplikuar në vesh, për shkak se kjo pjesë e trupit nuk ka shumë mbaresa nervore.

pikak veshiMe ndihmën e një kapëse rrobash, e cila ushtron presion mbi nerva të veçantë, mund të ndalohen dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit.

Nëpërmjet këtyre 6 pikave, veshi është i lidhur me të gjitha pjesët e trupit:

Pjesa e sipërme e veshit është e lidhur me pjesën e shpinës dhe supet. Mbani një kapëse për 60 sekonda dhe në këtë mënyrë zvogëloni dhimbjet në këto zona.

Për rezultate optimale, procedura duhet të përsëritet disa herë në ditë.

Organet: kjo pikë është e lidhur me të gjitha organet në trup. Edhe masazhi i butë me gishta do t’ju ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes. Megjithatë, nëse me të vërtetë keni dhimbje të brendshme, duhet të kërkoni këshilla mjekësore.

Pjesa qëndrore e veshit: i takon nyjave. Dhimbja e kyçeve të duarve dhe këmbëve mund të lirohet lehtësisht me ndihmën e kapëses së rrobave. Nëse keni dhimbje kronike, mjeku mund të jetë një zgjidhje më e mirë!

Pjesa e poshtme e veshit: lidhet me sinuset paranazale dhe fytin. Kur keni infeksion apo dhimbje tek sinuset, kapësja e rrobave mund të bëjë mrekulli.

Llapa e veshit është pika që lidhet me tretjen. Dhimbjet e barkut gjithashtu mund të lehtësohen, apo të eliminohen plotësisht, nëse me ndihmën e kapëses së rrobave ushtroni pak presion në këtë pikë.

Në pjesën e poshtme të veshit është lidhja me pjesën e dytë më të rëndësishme të trupit, kokë dhe zemër. Dhimbja e kokës ose problemet e zemrës mund të reduktohen me presionin e kapëses së rrobave ose me presionin e gishtave.

 

pika

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

organe

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

nyje

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

sinuset tiroidet

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

tretja

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

zemer koke

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: http://www.holisticëorldtricks.com/https://shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet