Dosja “Beqaj” për konçensionet, merren në pyetje dy zëvendësit e ministrit të Shëndetësisë

Ilir beqajHetimet e Prokurorisë për koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë janë ende në zhvillim, edhe pse janë regjistruar si procedim penal pa asnjë emër konkret.

Gjatë hetimeve, është zbuluar se firma e ministrit Ilir Beqaj nuk është në kontratat e koncesioneve.

Gazeta ‘Shqip’ shkruan sot se në këto kontrata është firma e dy zëvendësministrave, Milva Ikonomi që tashmë është ministre e Financave dhe e Klodjan Rrjepaj. Për këtë arsye, Ikonomi dhe Rrjepaj do të merren në pyetje ditët në vijim.

Edhe pse hetimet për Ministrinë e Shëndetësisë janë quajtur dosja ‘Beqaj’, asnjë emër konkret nuk është shënuar në procedimin penal. Gjithashtu, akuza për korrupsion është rrëzuar dhe kanë mbetur vetëm dy akuzat shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim