Si mund të ulen gazrat e trupit?

Albana Duni

Dieta:  përsa i përket dietës rekomandohet marrja e ushqimeve që shkaktojnë më pak gaz.  Por kjo për disa njerëz do të thotë ndërprerje e ushqimeve të shëndetshme si:  frutat dhe zarzavatet, drithrat, qumështi dhe produktet e tij. Mund të sugjerohet limitimi i ushqimeve të pasura me yndyrë pasi kjo e ndihmon stomakun të boshatiset më shpejt duke lejuar gazet të kalojnë në intestinin e hollë.

Fatkeqësisht sasia e gazit që prodhohet nga marrja e ushqimeve të ndryshme ndryshon nga një person te tjetri.

Medikamentet : janë të nevojshme për të ndihmuar reduktimin e simptomave duke përfshirë antiacidet me simetikonë dhe karbon aktiv që ndikojnë në përthithjen e gazrave të pranishme në lumenin e zorrës por edhe në stomak. Po kështu enzima digjestive si suplementet e laktozës ndihmojnë digjestionin e karbohidrateve dhe mund të lejojnë njerëzit të konsumojnë normalisht ushqime që shkaktojnë gaz.

Antiacidet si Maalox II, Di-gel, Maalox plus përmbajnë simetikone i cili është një agjent shkumëzues që bashkon fluskat e gazit në stomak duke ndikuar që ky gaz të jetë më i lehtë për t’u nxjerrë. Megjithatë këto medikamente nuk kanë efekt në gazin intestinal (që ndodhet në zorrë)

Doza e rekomanduar është 2-4 lugë e preparatit me simetikon ½ – 2 orë pas ushqimit.Tabletat e karbonit aktiv mund të japin përmirësim të gazrave në zorrë. Studimet kanë treguar se kur merret para dhe pas ushqimit karboni aktiv çon në reduktim të gazrave. Dozat e rekomanduara janë 2-4 tableta para ngrënies dhe 1 orë para ushqimit.

Enzima laktaze që ndihmon digjestionin e laktozës është e vlefshme dhe gjendet në formë  lëngjesh ose tabletash si Lactacid, Lactraze.

Rekomandohen  medikamente që ndihmojnë reduktimin e simptomave veçanërisht për persona me çrregullime të motilitetit intestinal siç është IBS ( sindromi i zorrës së irrituar).

Medikamente prokinetike si metoclopramidi (reglan)  mund të lëvizin gazin nga trakti gastro-intestinal me shpejtësi.

Vetë personat që vuajnë fryrjen abdominale nga gazrat duhet të kujdesen për reduktimin e ajrit të gëlltitur dhe këto përfshijnë eleminimin e çamcakizave,  eleminimin e cigareve, ngrënien dhe pirjen e ngadaltë sidomos jo me shishe sepse sasia e ajrit të gëlltitur është më e madhe dhe eleminimi i ushqimeve me përmbajtje karbohidratesh.

 

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese