Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Hipertensioni dhe kolesteroli i lartë janë sëmundjet nga të cilat vuajnë pjesa më e madhe e njerëzve. Këto sëmundje shkaktohen kryesisht për shkak të regjimit të keq ushqimor. Ushqimi i përpunuar, sheqernat artificiale, ushqimet e skuqura çojnë në probleme të shumta shëndetësore, si nivele të larta të kolesterolit, hipertension, trigliceride etj. Nëse ju nuk e dini, kjo gjendje është shumë e rëndë dhe mund të çojë në një numër të lartë sëmundjesh të rrezikshme për jetën.
Nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në krijimin e pllakave arteriale, të cilat shkaktojnë forcim arterial të njohur si arteroskleroza. Nëse rrjedhja e gjakut në zemër ngadalësohet për shkak të arterieve të bllokuara, rezultati është dëmtimi i muskulit të zemrës, duke shkaktuar në mënyrë të pashmangshme një sulm në zemër.
Përdorni këtë recetë vetëm një muaj dhe do të arrini të ktheni në normalitet parametrat e gjakut. Para se të filloni këtë trajtim, duhet të konsultoheni më parë me mjekun. Ky trajtim përsëritet një herë në vit, ose kur ndjeni se keni nevojë për të dhe rekomandohet për të gjithë ata që vuajnë nga këto probleme.
Kjo recetë është 100% natyrale dhe ajo çfarë ju duhet është një 400 gram kungull dhe një enë me ujë. Qërojeni kungullin dhe priteni në copa. Vendoseni në shtrydhëse me pak ujë dhe përzierjeni deri sa të përfitoni një masë homogjene. Pini përzierjen 20 minuta para vaktit të mëngjesit për një muaj rresht, dhe do të habiteni nga rezultatet. Bëni analizat e gjakut para se të filloni trajtimin dhe ribëjini pasi të keni përfunduar. Krahasoni rezultatet dhe do të shihni se sa e efektshme është receta. Kungulli do të zhbllokojë arteriet dhe do të reduktojë kolesterolin nëpërmjet urinës.
Burimi: http://healthysuggestionsandtips.com/shendeti.com.al


