Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Piperi, kripa dhe limoni nuk shërbejnë vetëm si përbërës që mund t’i hidhen sallatës. Ata mund të përdoren gjithashtu edhe si ilaçe. Shumë njerëz në të gjithë botën i përdorin këto ingredientë për të trajtuar sëmundje të ndryshme.
Ja çfarë sëmundjesh mund të kuroni me piper të zi, limon dhe kripë deti
Dhimbjet e fytit – Hidhni në një gotë me ujë të ngrohtë 1 lugë gjelle me lëng limoni, gjysmë lugë çaji piper të zi dhe një lugë çaji kripë deti. Shpëlajeni gojën me të për disa ditë që të lehtësoni dhimbjet e fytit dhe parandaloni kollën.
Hundët e zëna – Përzieni në sasi të njëjtë piper të zi, kanellë, qimnon dhe fara kardamomi dhe i shtypni mirë me një blues derisa të bëhen të gjithë pluhur. Merrni erë pluhurit derisa të teshtini.
Tresin gurët në tëmth – Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Ata mund të bllokojnë sistemin e tretjes dhe shkaktojnë dhimbje të tmerrshme. Zakonisht ata mund të hiqen nëpërmjet operacionit. Por, ka njerëz që e trajtojnë këtë problem me kura natyrale. Përzieni vajin e ullirit me limon dhe piper të zi për të tretur gurët në tëmth.
Të përziera – Përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë çaji piper të zi në një gotë të madhe me ujë të ngrohtë. Pijeni me ngadalë derisa të ndiheni më mirë.
Astma – Këta përbërës duhet t’i keni gjithmonë në kuzhinën tuaj nëse ndonjëri nga familjarët tuaj është astmatik. Për të përgatitur përzierjen, duhet të hidhni 10 kokrriza piper, 2 gonxhe dhe 15 gjethe borziloku në një filxhan me ujë të zier. Lërini të zbuten për 15 minuta dhe hidheni përzierjen në një kavanoz qelqi me kapak. Shtoni 2 lugë gjelle mjaltë organik dhe lerën të ftohet. Mund ta ruani përzierjen në frigorifer dhe ta konsumoni atë me qumësht që t’ju shijojë më shumë.
Dhimbje dhëmbi – Përzieni një lugë çaji piper të bluar dhe vaj karafili ër të lehtësuar dhimbjet e dhëmbit. Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve duhet t’i lani ato të paktën dy herë në ditë. Gjithashtu është e rëndësishme që të shmangni ushqimet me shumë sheqer dhe acid.
Ftohje dhe grip – Shtrydhni një gjysmë limoni në një filxhan të madh me ujë të zier nëse jeni ftohur. Shtoni një lugë mjaltë dhe pijeni lëngun e përgatitur që të ndiheni më mirë.
Gjak nga hundët – Lagni pak pambuk me lëng limoni dhe vendoseni poshtë hundëve. Mbajeni kokën lartë për të ndaluar rrjedhjen e gjaku në fyt. Me këtë mënyrë mund të ndalni gjakun menjëherë.
Përveç se ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve që përmendëm më sipër, këto përbërës ndihmojnë edhe për të rënë në peshë. Hidhni ¼ lugë çaji piper të zi, 2 lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë nëse doni të shpejtoni metabolizmin. Polifenolët tek limoni parandalojnë shtimin në peshë dhe rrisin ndjeshmërinë e insulinës, e cila ndihmon në djegien e yndyrës.
Burimi: My iLifeStyle / https://shendeti.com.al/


