Orari i vizitave pranë QSUT-së, i unifikuar

QSUT 6-kateOrari i vizitave pranë shërbimeve të Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza” është unifikuar.

Mbrojtja e pacientit, si tek ata me imunitet të ulur për shkak të sëmundjeve të rënda, nga mikrobet dhe viruset që mund të transportohen nga vizitat e familjarëve, është pjesë e misionit kryesor së QSUT .

Veçanërisht në shërbimet e Onkohematologjisë dhe Onkologjisë (ku trajtohen sëmundje si leuçemitë, llojet e ndryshme të kancerit, nëpërmjet kemioterapisë dhe rrezatimit).

Gjatë vizitave në spitale, familjarët (pa dashur) bëhen transportues të mikroorganizmave të bartur nga të afërmit e sëmurë që trajtohen në shërbimet e QSUT, dhe për pasojë ndikojnë në përhapjen e infeksioneve të ndryshme tek të afërmit e tjerë që jetojnë në komunitet.

Në mirëfunksionimit e shërbimit pranë qendrës terciare më të madhe në vend, u vendos unifikimi i orarit.

  • Ulja e shpenzimeve të trajtimit spitalor nëpërmjet parandalimit të infeksioneve nozokomiale për të sëmurët e operuar në shërbimet kirurgjikale të QSUT);
  • Repektimi i qetësisë së të sëmurëve aq të domosdoshme për përmirësimin e shpejtë të gjendjes së tyre shëndetësore; kjo arrihet duke shmangur bisedat e panevojshme dhe vizitat e shpeshta;
  • Ruajtja me rreptësi e parametrave të higjienës dhe asepsisë për parandalimin e infeksioneve në mjediset spitalore;
  • Parandalimi ose ulja e numrit të qytetarëve që mund të preken nga përhapja e infeksioneve të mundëshme virale.
  • Ulja e numrit të qytetarëve që vizitojnë të afërmit në spitale, do të thotë parandalim i përhapjes dhe prekjes nga sëmundje infektive si: Gripi i Derrit, Hepatiti, Dizanteria, malarja etj…

Orari i vizitave gjatë javës do të jetë :

E hënë – E premte       ora 17:00 – 19:00

E shtunë – E diel          ora 10:00 – 12:00, ora 17:00 – 19:00

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim