Ti mund ta parandalosh Kancerin e Qafës së Mitrës me testin e duhur në kohën e duhur!

fushata per kancerin e qafes se mitresElona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

“Ti mund të parandalosh Kancerin e Qafës së Mitrës me testin e duhur në kohën e duhur!” Ky ishte slogani i fushatës ndërgjegjësuese, organizuar dje në sheshin ”Skënderbej” nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF).

Fushata  kishte qëllim të informonte dhe të rriste ndërgjegjësonte tek gratë e moshave 30-49 vjeçe për rrugët e parandalimit  të kancerit të qafës së mitrës duke kryer testet e duhura: Pap Test, Kontrolli Vizual Pamor me Acid Acetik (VIA) si edhe Testi për Virusin e Papilomës Humane (HPV). Grup tjetër i synuar i kësaj fushatë ishin edhe vajzat e reja të moshave 9-13 vjeçe, të cilat u informuan mbi rëndësinë e bërjes së vaksinës kundër HPV-së.

Kësaj fushatë iu bashkuan rreth 40 aktivistë, vullnetarë dhe përfaqësues të institucioneve/organizatave të shëndetit publik dhe të drejtave të grave (Instituti i Shendetit Publik, Autoriteti Shëndetësor Rajonal, YPeer Albania, CRCA, Stop AIDS, Act for Society, YMCA etj.). Të pranishmit në këtë aktivitet shpërndanë materiale të ndryshme informimi, edukimi, komunikimi tek grupet e synuara, por dhe tek publiku në përgjithësi si edhe përcollën mesazhin e rëndësisë së këtyre ekzaminivemeve/kontrolleve për një shëndet të mirë të grave.

fushata per kancerin e qafes se mitres1

Në fjalën e saj Lida Grabova, drejtore ekzekutive e QSHPZH-së theksoi: ”Është shumë e rëndësishme të hartohet  një plani kombëtar depistimi/kontrolli pasi një plan i tillë mungon dhe është i domosdoshëm duke marrë në konsideratë shifrat e fundit të raportuar nga Qendra Ndërkombëtare për Informim mbi HPV-në (http://www.hpvcentre.net/) në  Shqipëri çdo vit, 93 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës, 35 vdesin nga kjo sëmundje”.

Ndërkohë Juna Mali, aktiviste dhe studente e Shëndeti Publik, u bëri thirrje të drejtpërdejtë  vajzave dhe grave: ”Kanceri i qafës së mitrës është një kancer që mund të parandalohet, ndaj do t’i ftoja të gjitha gratë të bëjnë kontrolle periodike, kryesisht gratë në moshë riprodhuese (30-49 vjeçe), që t’i paraprijnë kësaj sëmundjeje dhe të mbrojnë jetën e tyre.”

Krahas numrit të madh të vajzave dhe grave, të cilat ishin tepër të interesuara për t’u informuar, ajo çka binte në sy, ishte edhe numri i lartë i djemve dhe burrave të cilët krahas shëndetit të tyre, duket se kanë filluar të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se barra e shëndetit të grave duhet të jetë një shqetësim për të gjithë: vetë gratë, partnerët e bashkëshortët e tyre, shoqërinë dhe politikëbërjen.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele