Ja një mënyrë se si t’i përballoni faturat mjekësore

Kujdesi për shëndetin shpesh lidhet me të ushqyerit mirë. Të pasurit në vaktet tuaja të përditshme ushqime të pasura me vitamina dhe proteina është shumë e rëndësishme për shëndetin, por vetëm kaq nuk mjafton. Një shëndet i mirë do të thotë edhe kontroll i herëpashershëm tek mjekët, vizita rutinë, analiza etj, për të parandaluar sëmundje. Është më mirë ta parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë.

Kjo filozofi duket se është shumë pak e prekshme për shqiptarët, kjo për arsye të ndryshme, qofshin ato ekonomike, nga mosdija apo mospasja e mjeteve të duhura.

doktori dhe pacientiNë Shqipëri nuk ka një raport zyrtar se sa përqind e qytetarëve kryejnë së paku një kontroll të përgjithshëm tek mjeku në vit. Por nga hulumtimet dhe ajo që prekim nga realiteti i përditshëm, rezulton se vetëm një përqindje e papërfillshme, 2%-3% e popullsisë e kryejnë këtë kontroll mjekësor. Pjesa tjetër, rreth 97% e popullsisë, shkojnë tek mjeku vetëm kur kanë shqetësime të dukshme me shëndetin, atëherë kur sëmundja ka avancuar dhe në shumë raste, fatkeqësisht as mjekët nuk mund të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e pacientëve.

Qytetarët e lidhin këtë ‘mospërgjegjshmëri’ të tyren me mungesën e mjeteve finaciare, por përtej këtij faktori shumë të rëndësishëm, është fakt edhe që ne shqiptarët jemi neglizhentë kur vjen puna tek shëndeti. Ndodh edhe që nuk kemi dijen e duhur se ku duhet të drejtohemi apo se nga çfarë mund të përfitojmë.

Ka një mënyrë se si mundet të sigurojmë shëndetin tonë dhe të familjes dhe se si faturat të mund t’ia faturojmë dikujt tjetër, që në këtë rast janë kompanitë e sigurimeve. Që prej shumë vitesh në Shqipëri kompanitë e sigurimeve ofrojnë sigurimin privat të shëndetit. E nisur si një risi nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA disa vite më parë, sot janë me mijëra shqiptarë që kanë zgjedhur të sigurojnë shëndetitn e tyre dhe të përfitojnë të gjitha shërbimet spitalore në klinikat dhe spitalet private më të mira në Shqipëri dhe Europë.

Mbulimi me një sigurim privat shëndeti i ndihmon qytetarët të marrin një shërbim mjekësor më të shpejtë dhe cilësor, ndërkohë që fatura e shpenzimeve mjekësore paguhet nga kompania e sigurimeve. Sipas një studimi të bërë nga “Urban Institute”, rezulton se njerëzit e pasiguruar marrin shërbime mjekësore më pak cilësore dhe për një kohë më të shkurtër, gjithashtu mungesa e sigurimit të shëndetit përbën një problem financiar për të pasiguruarit dhe familjet e tyre.

Përfitimet nga sigurimi i shëndetit:

Të sigurosh shëndetin pranë SIGAL UNIQA do të thotë të përfitosh marrjen e shërbimeve mjekësore nga klinika e qendra mjekësore private pothuajse në të gjithë botën.

Në rast shtrimi në spital- shpenzimet spitalore do të mbulohen 100%, përfshirë shpenzimet për mjekët specialistë, kirurgë, anestezistë, vlera e materialeve të operacionit, transporti për në klinikë, kujdesi intensiv dhe diagnostikime të ndryshme si dhe qëndrimi në një dhomë private.

Në rast mosshtrimi në spital do të mbulohen:

  • Shpenzime për mjekun e përgjithshëm, për mjekun specialist, shpenzimet për kujdesin parandalues (kontrolle periodike);
  • Kontrolle diagnostikuese me rreze X, skanë CT, skanë MRI apo PET, kemioterapi dhe radioterapi si dhe kirurgjinë ditore;
  • Medikamente mjekësore të këshilluara nga mjeku;
  • Emergjenca dentare;
  • Riatdhesim, evakuim mjekësor me ambulancë ajrore të specializuar;

Përfitime të tjera:

  • Asistencë në gjuhën shqipe 24 orë në 24, kudo që të jeni. Në dispozicionin tuaj është një numër jeshil për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme në çdo moment;
  • Një shërbim asistence 24 orë për emergjenca mjekësore, në çdo vend ku ndodheni;
  • Eksperiencë austriake dhe mbështetje ndërkombëtare. UNIQA, partneri kryesor i SIGAL, është një ndër kompanitë më të mëdha në Europën Qendrore dhe Lindore, me shtrirje në rreth 21 shtete Europiane. Ky rrjet i gjerë kompanish partnere, rrit edhe më shumë shkallën e asistencës së siguruar në çdo vend dhe në çdo kohë;
  • Lehtësim të procedurave: SIGAL mundëson organizim të takimeve me klinikën/spitalin, lëshimin e garancisë së pagesës etj.

Kontrolloni skedën tuaj të shëndetit online

Në SIGAL UNIQA çdo procedurë është transparente për klientët e saj. Ju mund të kontrolloni të dhënat e skedës tuaj të shëndetit, mbulimet që keni apo ato që ju kanë mbetur, kontrollet shëndetësore që keni kryer etj, në faqen online të SIGAL: https://clients.sigal.com.al/.

Ju gjithashtu mund të kontrolloni nga telefoni apo kompjuteri juaj proceset për rimbursim të shpenzimeve që ju keni kryer në klinikat apo spitalet private.

Postime të ngjashme

Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje