Mënyra më e mirë për të rritur kujtesën është në dorën tuaj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Do të përmirësosh kujtesën? Merr një stilolaps dhe fillo të shkruash.kujtese

Një studim i ri ka zbuluar se shkrimi me dorë ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Studentët që i marrin shënimet me dorë përgjithësisht marrin rezultate më të mira se studentët që i mbajnë shënimet në kompjuter.

Sipas psikologëve, mbajtësit e shënimeve me dorë arrijnë të mësojnë më mirë konceptet e reja dhe e mbajnë informacionin më gjatë, pasi duke shkruar ato zhvillojnë procesin e të menduarit dhe krijojnë ide të reja, krahasuar me ata që i shtypin shënimet.

Përveç rritjes së kujtesës, të shkruarit me dorë ka edhe anë të tjera pozitive. Studime të ndryshme kanë treguar se mbajtja e ditarit ndihmon në qartësimin e ideve dhe largimin e stresit.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale