Evakuohen me urgjencë nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Fushë-Krujë. 120 nxënës të shkollës “Adem Gjeli” kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Dyshohet se shkak është bërë hedhja e një lënde helmuese që krijoi probleme.
Nxënësit janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku po marrin ndihmë nga stafi mjekësor. Ndërkohë, ekspertë të Shëndetit Publik pritet të shkojnë tek shkolla për të hetuar se për çfarë lënde helmuese bëhet fjalë dhe pasojat që sjell.
Policia e Durrësit: Në afërsi të shkollës u dogjën mbeturina, u mendua se ishte gaz.
Policia e Durrësit ka hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur sot në shkollën 9-vjeçare në Fushë-Krujë.
Në një njoftim për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës shkruan se “Nga verifikimet e kryera nga Shërbimet e Policisë, Specialistët e Mbrojtjes nga zjarri, Inspektorë të Shëndetit Publik, si dhe punonjës të OSHEE-së, ka rezultuar se ndotja e ajrit ka ardhur si pasojë e djegies së disa mbeturinave jashtë territorit të shkollës.


