Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Niveli i lartë i sheqerit në gjak po bëhet një problem shqetësues jo vetëm për diabetikët. Kjo gjendje mund të ndikojë tek çdo njeri në sajë të mënyrës së jetesës që bën. Duhet të dini se nëse niveli i sheqerit qëndron i lartë në gjak për një periudhë të gjatë kohore atëherë mund të çojë në komplikacione të rënda shëndetësore.
Shkaqet që ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak:
- Dieta e varfër ushqimore
- Stresi
- Mungesa e aktivitetit fizik
- Përdorimi i medikamenteve të caktuara
- Problemet e ndryshme shëndetësore
Siptomat kryesore që tregojnë për nivel të lartë të sheqerit në gjak:
Ndjenjë e vazhdueshme urie- Ndjenjë e vazhdueshme etje
- Lodhje kronike
- Thatësi e gojës
- Nevoja për të urinuar gjatë natës
- Lëkurë e thatë e me probleme
- Shtresa dhjamore, kryesisht rreth zonës së barkut
- Shtim në peshë
- Probleme nervore
- Pafuqi
- Plagë që nuk shërohen shpejt
- Probleme me stomakun
Si t’i zvogëloni këto simptoma?
Përveç se duhet të konsultoheni me mjekun, ju duhet të reduktoni konsumimin e karbohidrateve dhe sheqernave të parafinuara. Ushqimet që kanë indeks të lartë glicemik mund të treten shpejt dhe për pasojë mund të shkaktojnë ndryshime në nivelin e sheqerit në gjak. Kjo do të thotë se ushqimet me indeks të ulët glicemik mund të ulin nivelin e insulinës dhe mund të parandalojnë simptomat e nivelit të sheqerit të lartë në gjak. / Burimi: Majo Clinic


