Vetmia mund t’ju vrasë: ja si mund të shkaktojë sulm në zemër dhe goditje në tru

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

vetmiaShkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat e më shumë se 181.000 njerëzve dhe konstatuan se vetmia dhe izolimi social mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 29% ndërsa të goditjeve në tru në 32%. Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se izolimi social merr një taksë të rëndë për shëndetin mendor dhe mirëqënie, por ky studim ka treguar për një ndikim negativ akoma më të madh në shëndetin fizik.

Shkencëtarët nga universitet e Jork, Liverpul dhe Njukastëll shqyrtuan 23 studime. Nga 181.000 pacientë të përfshirë, 4628 rezultuan me sëmundje të zemrës dhe 3000 me sëmundje neurologjike.

Na revistën mjekësore Heart, autorët thanë: “Kemi gjetur një lidhje midis të qënit i vetmuar dhe sëmundjeve kardiovaskulare apo neurologjike: Dr Kellie Payne tha: “Vetmia është duke u bërë një epidemi e heshtur në shoqërinë tonë dhe është përgjegjësia e komunitetit për ta trajtuar atë”. Vetmia shkakton ndjenë depresioni, stresi, izolimi prandaj ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe atë kardiovaskular.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve