Babai s’ka para për të operuar të birin: “Do shes djalin e madh që ta shpëtoj”

Kleo Muca

“Do shes djalin e madh, që të shpëtoj të voglin”, është kjo deklarata e tmerrshme që Bashkim Muça, banues në fshatin Kodër Bujaras të Elbasanit ka bërë përballë mediave. Djali i tij, Kleo Muça, 13 vjeç para disa ditësh është rrëzuar duke ecur në një rrugë të pashtruar në Elbasan.

Kleo Muca_grafia

Ai ka pësuar fraktura të rënda në këmbën e djathtë, ndërsa këmba e majtë ka marrë vetëm krisje. Kleo duhet t’i nënshtrohet patjetër një ndërhyrjeje kirurgjikale për t’u shëruar. Prindërit thonë se operacioni sipas mjekëve kushton 5 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen Muça nga Kodër Bujarasi, që të vetme të ardhura për jetesë ka ndihmën sociale prej 7 mijë lekësh të reja dhe të ardhurat që siguron nga shtija e barishteve të ndryshme.Bashkim Muca

Në një intervistë për mediat, kryefamiljari i bën apel ministrisë së Shëndetësisë që ta ndihmojë për operacionin e të birit, në të kundër djali rrezikon të pres këmbën e djathtë. “Do shes djalin e madh, të shpëtojë të voglin. Vetëm kjo më ka mbetur! I lutem Ministrisë së Shëndetësisë dhe atyre që kanë mundësi të më ndihmojnë të shpëtojë Kleon!  Unë nuk kam para, ata më thonë të dyja këmbët kushtojnë 5 mijë euro. Unë nuk kam ca të shes”,-shprehet me lot në sy Bashkimi, i cili e ka të vështirë të përmbahet. Kleo jeton me shpresën se dikush do të trokasë në shtëpinë e tij për ta ndihmuar. E vetmja dëshirë e tij është që të ecë sërish e të dalë  jashtë për të luajtur me shokët.  “I bëj thirrje qeverisë të më ndihmojë, dua të shkojë në shkollë me shokët”- shprehet vogëlushi me lot në sy.

 

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim