Ja pse duhet të konsumoni më shumë bizele!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

bizelTermi “bizele” e ka origjinën nga latinishtja “pisum”. Bizelet bëjnë pjesë në familjen e legumeve, së bashku me thjerrzat, qiqrat dhe fasulet.

Bizelet përmbajnë vitaminat A, B1, B6, C, dhe vitaminën K, e njohur për ruajtjen e shëndetit të kockave dhe kundër mpiksjeve të gjakut. Përmbajnë sasi të lartë fibrash dhe fare kolesterol, bizelet janë perime që përmbajnë proteina.

Sudimi i ri ka gjetur se duke shtuar më shumë bizele në dietën tuaj të përditshme mund të kontribuoni shumë në shëndetin tuaj.

Një meta-analizë e 21 hulumtimeve klinike botuar në revistën “Clinical Nutrition”, fliste për njerëz të cilët pasi shtuan bizele në dietën e tyre të përditshme, humbën rreth një kile pas gjashtë javësh pa vetëdije pavarësisht çdo gjë tjetër që konsumuan, tha Beth Ëarren, autor i librit “Të jetosh një jetë të vërtetë duke u ushqyer shëndetshëm, ka kuptim”. Për shkak se bizelet kanë si proteina dhe fibra (të dy komponentet kryesore për humbje peshe) , ata mund të mbajnë një person të ngopur.  ,” thotë Ëearth.

Fibrat që gjenden në  fasule, bizele, bishtajore janë veçanërisht të dobishme për humbje peshe, thotë Lisa Moskovitz, specialiste e të ushqyerit në Nju Jork. Fibrat treten lehtë kanë 0 kalori gjithashtu bëjnë mrekulli për belin tuaj, shpjegon ajo.

Por ju nuk duhet të uleni me një tas me bizele para, për të marrë dozën tuaj të përditshme. Në vend të kësaj, ekspertët rekomandojnë ti shtoni ato në sallata, makarona ose supa. Bizelet kanë edhe përfitime të tjera.

Për shëndetin e zemrës: bizelet ndihmojnë në reduktimin e prodhimit të triglicerideve dhe të kolesterolit të keq, duke ngritur kolesterolin e mirë. Antioksidantët si A, C, dhe E mbëeshtesin enët e gjakut dhe qelizat. Vitaminat B1 dhe folatet, B2, B3, dhe B6 mbështesin shëndetin e nervave. Luteina dhe vitamina K reduktojnë stresin dhe ulin riskun për sëmundje zemre, dhe arteriosklerozë.

Për sistemin digjestiv: Bizelet ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë nivelin e metabolizmit.Dieta e shëndetshme dhe e pasur në fibra pastron traktin digjestiv nga toksinat, përmirëson shëndetin e zorrëve, trajton kapsllëkun dhe ul rrezikun për sëmundje gastrointestinale dhe kancerin e zorrën së trashë.

Kundër kancerit në stomak: Bizelet përmbajnë sasi të lartë antioksidantësh dhe kanë përbërës anti-inflamatorë si dhe polifenolin coumestrol, që ul riskun e kancerit në stomak.

Për kocka më të forta: Vitamina K1, është një vitaminë shumë e rëndësishme pasi aktivizon proteinat në kockë, duke kontribuar në shëndetin e tyre duke ruajtuar nivelet e kalciumit po ashtu duke ndihmuar organizmin të përthithë kalciumin. Vitaminat si B1, B6 dhe acidi folik ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës dhe artritit.

Burimi: http://www.glamour.com/shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës