Një poezi nga doktor Alketa: Për Melisën

Alketa Koroshi (6)

Dr. Alketa Koroshi

Poezia e mëposhtme është e shkruar nga doktor Alketa Koroshi për mbesën e tij Melisën, e cila sapo ka mbushur 5 vjeç. Është e këndshme të shohësh edhe shpirtin e poetit tek mjeku me mbi 35 vjet karrierë në shëndetësi. Duke plotësuar dëshirën e doktor Alketës për ta botuar këtë poezi, redaksia e gazetës “Shëndet+” i uron Melisës edhe 100 vjeç.

Poezi për Melisën në 5-vjetorin e saj

Ç’është Melka për ne të tërë?

Është një zog që cicërin,

Është një ëngjëll që veç na ndrin,

Është një flutur që fërfërin,

Është një yll që vezëllin,

Është një rreze që regëtin,

Është dritare për lumturinë,

Është një miss për bukurinë,

Është një dritë që vetëtin,

Është vetë jeta që na prin,

Është ajo me hijeshinë

 

Më e ëmbla, më e mira,

Para saj ç’është ëmbëlsira?

Më e thjeshta, më e dëlira ,

Veç ta shohësh kur vrapon,

Dallëndyshe që fluturon,

Ta dëgjosh kur ligjëron,

Kanarinë që veç këndon.

Lum si gjyshi që e ka,

Që e ka, që e gëzon,

Brengën fort ia lehtëson,

Ditë për ditë e lumturon.

 

Këtë fat, këtë mbarësi,

Nuk e gjen as me qiri,

As në Francë, as n’Itali,

Le pastaj në Shqipëri,

Më e madhja pasuri,

Më e mira në dynja,

Më të mirë se ajo,

As ka patur, as nuk ka!

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim