Arsyet përse duhet të flini në anën e majtë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

te fjeturit ne anen e majte2

Studimet kanë treguar se të fjeturit në anën e majtë, siç mund t’ju ketë rekomanduar gjyshja, nuk është vetëm një përrallë e kohëve të vjetra, por ka në të vërtetë përfitime shëndetësore.

Ja disa arsye përse duhet të flini në anën e majtë.

Për gjumë më të mirë gjatë shtatzënisë – Gratë shtatzëna duhet të flenë në anën e majtë që të mos ushtrojnë presion në mitër si dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut tek fetusi. Ky pozicion i ndihmon ato që të flenë më mirë dhe lehtëson dhimbjet e shpinës.

Ndihmon në pastrimin e enëve limfatike – Të fjeturit në anën e majtë lejon trupin të filtrojë sa më mirë lëngjet limfatike nëpërmjet gjëndrave që gjenden më shumë në anën e majtë të trupit.

Përmirëson tretjen – Të fjeturit në anën e majtë mundëson kalimin e shpejtë të ushqimeve nga stomaku në zorrën e trashë.

I bën mirë zemrës – 80%  e zemrës së njeriut është në anën e djathtë të trupit, prandaj është e rëndësishme që të flini në anën e majtë që të mos pengoni në funksionimin e këtij organi. Nëse flini në anën e majtë zemra do të pompojë me lehtësisht dhe gjaku do t qarkullojë më mirë.

Redukton urthin në stomak– Të fjeturit në anën e majtë mund të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e niveleve të acideve në trup. Nëse flini në anën e gabuar, atëherë acidet në stomak mund të kalojnë në ezofag, duke shkaktuar rritje të urthit në stomak dhe shqetësime të tjera. Kjo ndodh pasi stomaku anon më shumë në anën e djathtë të trupit.

Lehtëson dhimbjet e shpinës – Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike të shpinës mund të flenë vetëm në anën e majtë ose të djathtë, kështu ata mund të ndihen më rehat dhe nuk do të kenë shumë dhimbje.

Burimi: Top 10 Home Remedies / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët