Ja sëmundjet më serioze që u shkaktohen atyre që rrinë për një kohë të gjatë ulur

Përshtati në shqip për gazetën “Shnëdet+”: D.Bardhi

Shumë mjekë tregojnë se rreth 40% e pacientëve që kanë probleme me shtyllën kurrizore, e kanë si rezultat i qëndrimit ulur në mënyrë jo të saktë për orë të gjata. Qindra njerëz kërkojnë ndihmë mjekësore çdo vit si shkak i këtij problemi. Hulumtime të shumta kanë treguar një numër të madh problemesh shëndetësore që lidhen me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Përfshirë këtu obezitetin, sindromën metabolike, rritjen e presionit të gjakut, rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, rritjen e nivelit të yndyrës sidomos në zonën rreth barkut etj.

Dr James Levine, autor i librit “Çohu!” thotë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, sidomos në rastet kur ky qëndrim është edhe jo i rregullt mund të dëmtojë rëndë shëndetin. Sipas dr James, trupi i njeriut është projektuar që të qëndrojë aktiv dhe nuk mund të rrijë pa lëvizur për një kohë të gjatë. Ju duhet të bëni pushim disa minutësh çdo 1-2 orë patjetër.

Ja disa nga problemet shëndetësore që ju kanosen kur qëndroni ulur për një kohë të gjatë:

qendrimi ne karrigeDëmtimi i organeve:

Zemra: kur uleni rrjedhja e gjakut ngadalësohet dhe muskujt djegin më pak yndyrë, gjë e cila mund të çojnë lehtë në akumulimin e acideve yndyrore rreth zemrës dhe për pasojë shfaqjen e sëmundjeve kardiake.

Pankreasi: aftësia e trupit për t’ju përgjigjur insulinës kur qëndroni ulur është më e madhe, kjo ndikon në faktin se pankreai mund të prodhojë sasi të shtuara të insulinës, gjë e cila mund të ndikojë në shfaqjen e diabetit.

Zorrët: qëndrimi për një kohë të gjatë ulur mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit endometrial.

Shfaq probleme me tretjen: kur konsumoni një vakt dhe uleni menjëherë, proçesi i tretjes ngadalësohet, gjë e cila çon në akumulim të dhjamit në bark dhe shtim në peshë.

Qëndrimi në karrige duhet të jetë gjithmonë i drejtë, me kokën lart dhe përpara. Qëndrimi i gabuar mund të çojë në probleme me shtyllën kurrizore, tendosje të qafës, probleme me supet, çrregullime të legenit, probleme me muskujt etj.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë