Ja bimët plot oksigjen që pastrojnë ajrin e shtëpisë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

bimeBimët që rriten në shtëpitë tona nuk janë përgjegjës vetëm për më shumë oksigjen, por ato gjithashtu posedojnë aftësinë për të pastruar ajrin nga myku dhe toksinat. Një studim i bërë në bimë vendase, i kryer nga NASA, ka gjetur se disa lloje bimësh kanë “pushtet” për të filtruar ajrin më shumë se disa të tjera. Njihuni me to dhe kujdesuni të mbani në shtëpi të paktën një prej tyre.

Aloe Vera: konsiderohet si një nga bimët më të mira për përmirësimin e ajrit, sepse prodhon oksigjen gjatë natës. Niveli i lartë i oksigjenit ndihmon në uljen e pagjumësisë dhe siguron gjumë më të mirë natën.

Bima Jaseminë: është një bimë ekzotike që është provuar se ka një aromë të mirë dhe që ndihmon ata që vuajnë nga pagjumësia, ndihmon në përmirësimin e produktivitetit dhe vigjilencës.

Livando:  ka një aromë me efekt qetësues. Era e livandos ndihmë në reduktimin e stresit, ankthit, normalizon zemrën  dhe ndihmon në përmirësimin e gjumit, madje qetëson edhe foshnjat.

Burimi: http://earthofhealth.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi