Rita Ora rrëfen me lot në sy betejën e nënës saj me kancerin e gjirit

Përshtati: Donjeta Zeqa

Rita Ora

Në ditën e nënave, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka folur për nënën e saj dhe betejën me kancerin e gjirit. E ftuar në emisionin special “VH1 Dear Mama”, Rita ka folur për vuajtjet që kanë kaluar pas vitit 1991, kur u larguan nga Kosova për shkak të problemeve me Serbinë.

“U largove nga Kosova si doktoreshë, ndërsa kur erdhëm në Londër u desh të shkoje në shkollë për 6 vjet për t’u rikualifikuar. Të është dashur të rimesoje gjithçka nga fillimi, madje edhe gjuhën vetëm për të treguar veten.  Por, nënë t’i kurrë nuk u dorëzove. Përvjele mëngët, shkove në shkollë, nise një punë për të ndihmuar babanë dhe për të përkrahur familjen. Të gjitha këto i bëre gjatë kohës që po luftoje kancerin”, ka folur Rita e emocionuar.

“Kemi thënë se nuk do të qajmë”, i është drejtuar më pas ajo nënës së saj, Vera, me lot në sy.  Ndërkohë nëna e Rita Orës është munduar të mbajë emocionet, edhe pse sytë i kishte me lot./ https://shendeti.com.al/

https://youtu.be/snt-DLwTNPQ

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?