Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një nënë që humbi rreth 45 kg duke shpikur një dietë dobësimi, tani jeton një jetë milionerësh pasi hapi një biznes të vetin për t’u dobësuar.
Terri-Ann Nunns shtoi shumë në peshë pas një traume që pësoi nga humbja e një fëmije. Pas provimit të disa dietave, që i rezultuan të pasuksesshme, Terri-Ann, e cila peshonte gati 100 kg, shpiku dietën e saj të dobësimit, që e ndihmoi të humbiste 45 kg.
Sapo postoi historinë e saj në internet, mijëra njerëz filluan të interesoheshin për dietën e saj të dobësimit. Duke parë interesimin e madh të njerëzve, Terri vendosi të hapë një uebsajt që tani ka më shumë se 53 mijë anëtar dhe fiton më shumë se 500 mijë pandë në vit.
Tani ajo bën një jetë milionerësh, me makina luksoze dhe rroba të dizajnuara nga dizajnerët më të famshëm.
“Është e pabesueshme të mendosh që e gjitha kjo ndodhi vetëm sepse doja të dobësohesha”, tregon Terry.
“Është si një ëndërr e bërë realitet. Ajo çka më lumturon më shumë është ndryshimi që ka sjellë dietë ime tek shumë jetë njerëzish”, shton 32-vjeçarja.
Si funksionin dieta 123 e znj. Terri Ann
Terri arriti të zbulojë sekretin e dobësimit duke marrë elementët më kryesor të dietave të tjera të dobësimit. Gjatë një periudhe prej pesë muajsh ajo testoi grupe të ndryshme ushqimesh, dhe hoqi dorë nga të gjitha ushqimet që shkaktonin shtim në peshë.
Sapo zbuloi se cilat ushqime ishin më të shëndetshme, ajo e ndau dietën në tre faza.
Në fazën e parë ajo ndoqi një dietë me shumë pak karbohidrate. Terry konsumoi vetëm ushqime të papërpunuara, sallatë dhe produkte bulmeti. Gjatë kësaj faze ajo humbi rreth 4.5 kg në vetëm 10 ditë.
Në fazën e dytë ajo konsumoi ushqime të pasura me yndyrë, bukë dhe perime të ndryshme, si karota, lakër dhe pastanik. Gjatë kësaj jave ajo humbi vetëm 1 kg.
Në fazën e tretë ajo alternoi dy dietat e para derisa arriti qëllimin për t’u dobësuar.
Në uebsajtin e saj mund të gjeni receta për secilën fazë të dobësimit.
Burimi: Sun / https://shendeti.com.al/



