Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Fruti i quajtur kivi ju sjell shumë përfitime shëndetësore në trup, prandaj nutricientët ju këshillojnë ta konsumoni sa më shumë.
Të mirat shëndetësore që sjell kivi përfshijnë: vitaminën C, fibrat, vitaminën E, kaliumin dhe zinkun, parandalon astmën dhe kollën, përmirëson shikimin dhe shëndetin kardiovaskular si dhe ka indeks të ulët të glicemikës.
Efekti i këtij fruti në shëndetin e zemrës u vishet kryesisht antioksiduesve, të cilat pengojnë proceset e oksidimit që çojnë në probleme kardiovaskulare. Për të arritur efektin maksimal, kivi duhet të konsumohet së paku tetë javë.
Fibrat e kivit mbajnë gjallë dhe aktive florën bakteriale të zorrës duke rregulluar funksionet e saj, ndërsa ekstrakti i kivit e fuqizon në mënyrë natyrale efektin. Një rol të rëndësishëm ky frut jep në rregullimin e problemeve me zorrët. Fibrat vegjetale në bashkëpunim me lëngun koncentrat të kivit, favorizojnë një normalizim të transitit të zorreve, qoftë ky i përshpejtuar apo i ngadalësuar. Forma e lëngshme gati dhe shija shumë e mirë e kivit është praktike dhe përshtatet për të gjithë konsumatorët.
Si një frut i ëmbël me shije të veçantë, ai gjithashtu ka fuqinë për të mbrojtur sytë. Kivi është i pasur me fibra dietike dhe është një zgjedhje shumë e shëndetshme për diabetikët pasi ai ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit
Burimi: worldwideweirdnews/shëndeti.com.al


