Mos hani sheqer për 10 ditë dhe shikoni çfarë do t’i ndodhë trupit dhe organizmit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Të gjithë janë njohur tashmë me efektet negative që i shkakton sheqeri trupit dhe organizmit. Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë obezitet, diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës, madje edhe kancer. Dëmet serioze shëndetësore që shkakton sheqeri janë të pandalueshme.

Dr Robert Lusting, ka punuar për një studim të bërë nga Universiteti i Kalifornisë për ndërprerjen e sheqerit nga dieta ushqimore. Në vetëm 10 ditë, të gjithë personat që morën pjesë në këtë studim, reduktuan në mënyrë maksimale sheqerin. Sipas këtij studimi thuhej se një person merr mesatarisht rreth 300 kalori shtesë nga konsumimi i sheqerit (përfshirë këtu ëmbëlsirat e ndryshme, kafet, pijet e konservuara etj).

 Ja përfitimet që u vunë re pas 10 ditëve ndërprerje totale të sheqerit:

sheqer organizemPërmirësohet shëndeti i zemrës: sipas dr James J. DiNicolantonio, shkencëtar kardiovaskular në Institurin “Zemra e Shën Lukës”, SHBA, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare reduktohet 3-fish më shumë kur ndërprisni në mënyrë totale konsumimin e sheqerit. Në këto ditë, ju do të shikoni një rënie prej 10% të kolesterolit të keq në gjak dhe ulje të nivelit të triglicerideve deri në 20-30%.

Përmirësohet pamja e lëkurës: inflamacionet në trup kanë shkaktar kryesor tepricën e sheqernave. Sipas një studimi të bërë nga revista amerikane “Clinical Nutrition” thuhet se nëse konsumoni pije të konservuara të cilat kanë në përmbajtje shumë sheqer, për 3 javë inflamacioni në trupin tuaj rritet me 87%. Ky inflamacion çon në probleme me lëkurën si puçrra, akne, njolla etj.

Do t’ju përmirësohet gjendja emocionale dhe shpirtërore: sheqeri shkakon varësi. Pas konsumimit të sheqernave të rafinuara njerëzit përjetojnë ankth, nervozizëm, stres deri në depresion. Nëse e reduktoni sheqerin totalisht, gjendja juaj emocionale do të përmirësohet ndjeshëm.

Përmirëson kujtesën dhe sistemin nervor: sipas studimeve të ndryshme thuhet se sheqeri pengon të mësuarit dhe kujtesën. Me kalimin e kohës, tejkalimi i konsumimit të sheqernave mund të dëmtojë komunikimin midis qelizave të trurit. Ndërprerja e sheqerit do të rigjallërojë qelizat e trurit dhe do ta mbajë mendjen më të mprehtë.

Lista e përfitimeve që do të sillte ndërprerja e sheqerit është shumë e gjatë. Përveç këtyre që përmendëm, ajo mund të parandalojë daibetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës, kockave, obezitetin etj.

Burimi: Collective Evolution

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore