Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Shafrani i Indisë është një përbërës natyral shumë i mirë, i cili mund të përdoret si kurë alternative për sëmundje të ndryshme. Duke qenë se ka shumë pak efekte anësore, këshillohet shpesh që të përdoret si një variant natyral i medikamenteve ose ilaçeve.
Megjithatë, në disa raste, Shafrani i Indisë mund të shkaktojë disa efekte negative në trup, sidomos nëse përdoret në sasi të tepruar ose kombinohet me disa lloje të veçanta medikamentesh.
Studime të ndryshme kanë vërtetuar përfitimet shëndetësore të Shafranit të Indisë. Pjesa më e madhe e vetive të tij janë për shkak të ingredientit të tij aktiv kurkumin, i cili ka një sërë vetish të fuqishme antioksiduese, anti-inflamatore, anti-tumorale, antikoagulant etj.
Ndonjëherë, vetitë e tij më kryesore mund të bëhen të rrezikshme nëse kombinohen me ilaçe. Prandaj ai nuk duhet të kombinohet me ilaçe që përdoren për hollimin e gjakut, si aspirinë, warfarin, duke qenë se edhe ai ka po të njëjtin efekt si këto ilaçe, dhe kombinimi i tyre mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes.
Shafrani i Indisë mund të ketë kundërveprime edhe me ilaçet për diabetin, të cilat ulin nivelin e sheqerit në gjak. Të dy së bashku ata do të ulin edhe më shumë këtë nivel, dhe si rezultat, ju mund të përjetoni efekte të ndryshme anësore, si shikim të turbullt, ankth, dridhje, përçartje etj.
Për më tepër, Shrafrani i Indisë nuk duhet të kombinohet me ilaçe që ulin acidin në stomak, pasi trupi në fakt rrit prodhimin e acidit në stomak, duke shakktuar kështu të përziera, dhimbje në stomak, fryrje dhe dëmtime të ezofagut.
Këto ilaçe që ulin acidin në stomak janë: Omeprazole, Famotidine (Pepcid), Cimetidine (Tagamet) dhe Ranitidine (Zantac).
Burimi: Healthy Food House / https://shendeti.com.al/


