Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
A keni një ndjesi shpimi gjilpërash, apo ndjesi djegie (e cila është një simptomë e infeksionit të traktit urinar) sapo tentoni të urinoni?
Infeksionet e traktit urinar mund të jenë me të vërtetë të dhimbshme dhe mund të kthehen në një problem shumë serioz duke shkaktuar dëme të veshkave në qoftë se antibiotikët nuk ju ndihmojnë.
Shumë njerëz kanë zgjedhur trajtimin alternativ për shkak se trajtimi me këtë bimë ka rezultuar i suksesshëm dhe nuk jep efekte anësore.
Majdanozi është përdorur si trajtim për shumë sëmundje, duke përfshirë dhe infeksionet e traktit urinar. Ai vepron si diuretik, duke zbutur dhimbjet. Ai është një ilaç i fuqishëm antibiotik dhe anti-viral kundër baktereve dhe mund të konsumohet në formën e çajit.
Recetë për çaj majdanozi
- 4 gota ujë
- 4 lugë majdanoz të freskët të grirë
Përgatitja:
Prisni imët majdanozin (përfshirë edhe rrënjët)
Vloni 4 gota e ujë
Hiqni ujin nga zjarri
Vendosni majdanozin e grirë për 20 minuta, pastaj largojeni nga zjarri.
Ju duhet të pini këtë çaj të paktën 7 ditë, 4 gota në ditë (mund ta pini të nxehtë apo të ftohtë), për të kuruar infeksionin e traktit urinar. Simptomat e infeksionit të traktit urinar do të zvogëlohen në mënyrë të konsiderueshme në 3 ditë, por ju duhet të vazhdoni të pini këtë çaj për 7 ditë.
Burimi: naturalcuresandhomeremedies/http://shëndeti.com.al


