Njihuni me perimet dhe frutat e nevojshme për stinën e verës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

keto frutaStina e verës për shkak të  temperaturave të larta kërkon një regjim të mirë ushqimor, fruta dhe perime të ndryshem të cilat duhet të përfshihen patjetër në dietën e gjithsecilit.

Ja disa fruta dhe perime të cilat duhet të konsumohen gjatë stinës së nxehtë të verës:
Avokado- ky frut është burim fibrash dhe kalciumi. Mund ta përdorni në sallatë, sanduiç apo hamburger.
Qershi- të pasura me antioksidantë ju ndihmojnë për të luftuar vapën në këtë stinë të nxehtë.
Misra- të ziera ose thjesht të pjekura, nuk ka rëndësi. Misrat janë burim vitaminash si acid folik, niacin dhe vitaminë C.
Mashurka jeshile- janë të ulta në kalori, të larta në fibra si dhe burim kalciumi.
Limon- frut i pasur me vitaminë C. Përdoreni për të përgatitur kokteile ose si përbërës shtesë në sallatë.
Mango- frut i ëmbël plot lëng i cili zvogëlon yndyrën në trupin tuaj.
Pjeshka- frut i ulët në yndyrë, përmban 10 vitamina. Mund të shoqërohet dhe me akullore.
Manaferrat e kuqe-ndihmojnë në parandalimin e kancerit, dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Mund ti shtoni në kos.
Shalqi- është frutë i pasur me ujë, ju mban të hidratuar. Gjithashtu është i pasur me vitaminë A e cila ndihmon për të ruajtur shëndetin e syve.
Kungull- i pasur me ujë dhe fibra, është i rëndësishëm në menaxhim e peshës tuaj trupore.

Burimi: healthyfood/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje