Vjen nga deti shpresa për miliona diabetikë në botë. E më saktësisht nga një substancë që ndodhet te guacka e karkalecëve. “Citosano”, është emri i përbërësit të koracës së karkalecëve, që mund të përbëjë elementin bazë të një pilule të re insuline. Pilula e re do të jetë në gjendje të kalojë lëngjet gastrike pa u dmëtuar, për t’u përthithur nga qelizat. Të paktën kështu këmbëngulin studiuesit e universitetit kombëtar “Tsing Hua
të Tajvanit në “Biomacromolecules”. Deri më sot insulina shpëtimtare për diabetikët, kishte vetëm dy rrugë për të mbërritur në gjak, ose direkt nëpërmjet injektimit ose me sprai nga hunda. “I gjithë faji” ishte i acideve që lëshoheshin në stomak, të cilat përbënin një barrierë të pakapërcyeshme ndaj ccdo substance tjetër që ndikonte në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Sipas skencëtarëve, “citosano” ofron mundësinë për të krijuar mikropipulla të afta “t’i rezistojnë” sulmeve të lëngjeve gastrike dhe të mbërrijnë deri në stomak me sasinë e duhur të insulinës. Eksperimentet e kryer mbi minjtë në kushte laboratorike kanë dhënë rezultate të mira. “Edhe pse mbeten ende për t’u verifikuar mjaft teste mbi kafshët për të vendosur se sa është sasia e duhur, jemi në rrugë të mbarë”,- saktësojnë shkencëtarët.


