AKU, kontroll për niseshte te djathi dhe gjiza

Foto, analizat 2Pas urdhrit të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të sigurisë ushqimore, ndërmori sot një aksion në tregun e ish-Uzinës “Dinamo”, për kontrollin e përmbajtjes së nishestesë në nënproduktet e qumështit, djath e gjizë. Në mostrat e analizuara në vend rezultoi se vetëm një sasi djathi që tregtohej në një prej subjekteve, rezultoi me përmbajtje niseshteje. Por, nuk u morën masa disiplinore, pasi produkti në fjalë shoqërohej me etiketën përkatëse, ku njoftohej prania e saj në sasinë e djathit.

Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut në AKU, Kreshnik Totaj dhe Drejtori i AKU-së së Tiranës, Taulant Kalo, deklaruan për mediat se veç kontrollit, iu demonstrua tregtarëve se si mund ta shikojnë në vend djathin dhe gjizën që mund të blejnë tek prodhuesit. Ndërkohë Totaj e Kalo shtuan se inspektimet do të jenë të përditshme në tregjet e mëdha e të vogla dhe nuk do të kenë asnjë tolerim ndaj subjekteve që shkelin ligjet dhe sigurinë ushqimore.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim