Pamje shokuese / Trajtim çnjerëzor i të sëmurëve mendor në Shkodër

Qendra e zhvillimit Shkoder

Të sëmurët mendorë në Shqipëri ende trajtohen në kushte skandaloze dhe vazhdojnë të përbuzen nga shoqëria. Të shumta janë rastet e bëra publike, ku këta të sëmurë mbahen të lidhur me zinxhirë, duke i konsideruar si një rrezik për shoqërinë.

Emisioni “Stop” ka transmetuar pamje shokuese me atë se çfarë ndodh me të sëmurët mendor në të ashtuquajturën “Qendra e Zhvillimit” në Shkodër.

Njerëz të lidhur me zinxhirë që rrinë në dhoma bosh. Të sëmurë mendorë, të lënë në mëshirë të fatit, për të cilët nuk kujdeset askush. Pamjet flasin për një situatë dramatike të trajtimit të pacientëve që ndodhen aty. “Për çudi”, pranë tyre nuk ka asnjë punonjës apo infermier.

https://youtu.be/RGhUAu4u8Nk

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë